Një aeroplan me një vrimë në trup dhe krahë të dëmtuar ka fluturuar për një orë mbi Beograd (VIDEO)


Një aeroplan i “Marathon Airlines”, linja ajrore që kryen fluturime për Air Serbia, bëri një ulje emergjente në aeroportin “Nikolla Teslla” të Beogradit me një të çare në trup dhe një krah të dëmtuar, siç mund të shihet në fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale.

Në atë moment në aeroplan ndodheshin 106 pasagjerë dhe dëmtimi ka ndodhur gjatë ngritjes nga aeroporti i Beogradit kur ai ka goditur sinjalizimin e dritës në fund të pistës.

Sipas informacioneve jozyrtare, shkruan N1 Serbia, shkak i incidentit është bërë ngritje e shkurtër e kryer nga piloti dhe koha e pamjaftueshme që avioni të shkëputet nga pista për të shmangur sinjalizimet.

Në këtë gjendje, avioni ka fluturuar mbi Beograd për një orë para se të ulej përfundimisht. Për shkak të rrjedhjes së karburantit, zjarrfikësve iu desh të spërkatnin avionin me shkumë për të parandaluar një zjarr.

Air Serbia tha se avioni në fluturimin për në Dusseldorf është kthyer për arsye teknike dhe siguria e pasagjerëve nuk është kërcënuar në asnjë moment.

Baby Boo