Kumanovë, shqiptarët dhe maqedonasit përkrahin Ilievskin, serbët dhe romët Dimitrievskin


Kandidati i LSDM-së për kryetar në Kumanovë Oliver Ilievski ka mbështetjen e dy etnive më të mëdha në qytetin e Kumanovës. 57% e qytetarëve maqedonas mbështesin Ilievskin për kryetar të ardhshëm të Komunës, ndërsa 18% mbështesin kandidatin e VMRO-DPMNE-së Toni Mihajllovskin. Kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski gëzon mbështetje prej 24% ndërsa kandidati shqiptar Bekim Saliu nuk ka mbështetjen e qytetarëve maqedonas.

Ilievski ka mbështetjen e madhe edhe të shqiptarëve. 37% e tyre janë deklaruar se do të votojnë për Ilievskin, ndërsa 29% për Saliun. Kandidati i VMRO-DPMNE-së nuk ka mbështetjen e votuesve shqiptar, ndërsa Dimitrievski gëzon mbështetjen afër 1% të votuesve shqiptar në Kumanovë. Ilievski më pak mbështetje gëzon tek serbët (0.9%) dhe tek komuniteti rom me 1.7%. Mbështetje të njëjtë tek pakica serbe kanë Mihajllovski dhe Dimitrievski, ndërsa tek pakica rome në avantazh të vogël ndaj oponentëve të tij ndodhet kandidati i pavarur Maksim Dimitrievski.
Anketa është zhvilluar në periudhën 5-15 shtator me 3,150 të anketuar përmes thirrjeve telefonike.

Baby Boo