Presidenti Obama adhurues i Dua Lipës, këngën e saj e vendos në listën e të preferuarve


Ish-Presidenti i Amerikës, Barack Obama ka qenë gjithmonë më transparent se presidentët e tjerë duke sjellur detaje të vogla, por atraktive nga jeta e tij dhe përditshmëria. E që nga koha kur u largua nga Shtëpia e Bardhë këtë e ka bërë dhe më shumë, sic është edhe zbulimi i këngëve dhe këngëtarëve që ai i dëgjon.

Në një postim në Twitter Obama ka ndarë më ndjekësit playlistën e këngëve që ai e dëgjon dhe në mesin e tyre është edhe një artiste shqiptare. Bëhet fjalë për Dua Lipën me këngën “Un dia” që këngëtarja me prejardhje kosovare e publikoj pak kohë më parë në bashkëpunim me artistët latin, J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy.

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate . Shpresoj t’i shijoni” – është shprehur Obama në një postim në Twitter.

Baby Boo