Presidenti i PPE-së: E kemi paralajmëruar, tani është koha për të vepruar kundër Erdoganit


Udhëheqësi i PPE-së mbështet kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në lidhje me konfliktin me Turqinë për cështjen e detit.

“Mbështetje e plotë për thirrjen e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për kohezionin evropian ndaj veprimeve të Turqisë në lidhje me Mesdheun Lindor” shkruan Manfred Weber udhëheqësi i Partive Popullore Europiane.

“Ne e kemi paralajmëruar shumë herë. Tani është koha për të vepruar kundër Presidentit Erdogan dhe shkeljeve të tij të së drejtës ndërkombëtare” vijon më tej Manfred Weber.

Franca dhe Gjermania i lanë një javë kohë Turqisë që të tërhiqet nga provokimet në Mesdhe në lidhje me kufirin detar me Greqinë.

Baby Boo