Presidenti grek komenton marrëveshjen


Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, ka deklaruar sot se Greqia dëshiron miqësi dhe raporte të mira fqinjërose dhe se përkrah integrimin e vendit në BE dhe NATO.

“Kjo përfshin zgjidhjen e çështjes së emrit në mënyrë që të jetë kompatibile me historinë, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtë e Bashkimit Evropian, përkatësisht në mënyrë që të eliminohet irredentizmi.

Ftesa për anëtarësim në NATO dhe fillimi i negociatave qasëse për BE kërkojnë paraprakisht rishikim adekuat të Kushtetutës në drejtim të asaj që shteti është përkushtuar në marrëveshjes që u nënshkrua dje, duke pasur parasysh se nuk ka shtet demokratik që ka të drejtë të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme në kundërshtim me Kushtetutën” , deklaroi Pavlapolus.

Por, për opozitën greke dita e djeshme ka qenë e dhimbshme dhe e turpshme për Greqinë. Partia opozitare “Demokracia e Re”, ka deklaruar se kryeministri Cipras së bashku me partnerin e tij të koalicionit, Panos Kamenos, u dhanë mundësi qytetarëve të Maqedonisë të thirren maqedonas dhe të flasin gjuhën maqedonase

Baby Boo