Një vit nga qeverisja e Zoran Zaev: Ja punët që kemi bërë (VIDEO)


Prej marsit të vitit të ardhshëm qytetarët do të mund të zgjedhin vetë se nga cila kompani do të blejnë energji elektrike. Pasi që në shtator të këtij viti do të përzgjidhet me tender kompania që do ti furnizojë qytetarët me energji elektrike ata qytetarë që nuk duan ta blejnë në tregun e lirë, do të fillojë procedura për liberalizim të plotë. 26 kompanitë që kanë licencë për furnizim me energji elektrike në vend, nëntë muaj pas miratimit të Ligjit të energjetikës, duhet të ofrojnë pako-ofertash deri te amvisëritë.

Në momentin kur do të zgjidhet furnizuesi universal, do të krijohen kushte për qytetarët që të jenë në tregun e lirë, tani mendoj se kjo kohë është nëntë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, që do të thotë nëse ligji hyn në fuqi këto ditë, nëntë muaj nga ajo datë, tregu duhet patjetër të jetë i hapur për të gjithë – deklaroi Koço Angjushev, Zëvendës Kryeministër për Çështjet Ekonomike.

Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, Angjushev tha se askush nuk mund të thotë me siguri nëse në të ardhmen do të jetë çmimi më i ulët, por thotë se me liberalizimin e tregut, çmimi i energjisë elektrike për qytetarët do të jetë më i favorshëm, sepse ata do të vendosin vetë nga kush do të blejnë.

Unë jam i sigurt dhe jam i bindur dhe garantoj se me ligjin e ri çmimi i energjisë elektrike do të jetë gjithnjë më i favorshëm për qytetarët në krahasim me atë që është ofruar nga Ligji ekzistues dhe mekanizmi ekzistues – theksoi ai.

Ligji i Energjetikës parasheh liberalizimin e plotë të tregut të energjetikëve në vend. Brenda tre muajve nga miratimi i ligjit, duhet të zgjidhet një furnizues universal. Ai do të ketë çmime të përcaktuara nga Komisioni Rregullator Energjetik. Ndërmarrjet e tjera që kanë licencë për furnizim me energji elektrike do të ofrojnë pako për qytetarët, ashtu si operatorët celular./Alsat-M

Baby Boo