Xharra: Dy fjalë për Vjosën dhe Gjykatën Speciale!


Vjosës me Kushtetutë i takon me ushtru postin e Presidentes. Pse ka ba homazhe te varri Rugovës jeni çu i madh e i vogël me cinizëm me e kritiku. Ky irritim vjen pse po e zëvendëson Thaçin, të cilit iu ngrit aktakuzë nga Dhomat e Specializuara. Thaçi dhe shokët e tij të luftës e kanë miratu Ligjin për themelimin e kësaj Gjykate. Për një dekade bisedime me Serbinë pa kushte jemi ulë me ta në negociata.

Të gjitha këto foto të gjenocidit serb ndaj nesh që po i publikoni neper rrjete sociale është deshtë me i publiku tjetërkah. Sa ka harxhu pare me publiku libër për veti, ka mujtë me investu në dokumentar ku dëshmohen krimet makabër serbe ndaj shqiptarëve. Kosova nuk e ka asnjë muze, i cili i dokumenton vrasjet, gjenocidin, humbjet dhe sakrificën e luftës së fundit. Fotografitë e të zhdukurve janë zbeh, ata kujtohen veç nga familjarët. Ne që e kemi përjetu luftën dhe tmerrin nga regjimi serb nuk mund t`i gëzohemi gjykatës.

Kushdo që e ka kapë pushkën në lufte ka qenë i gatshëm me e dhanë jetën për vendin. Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇK-së. Tash, akterët kryesor të saj e kanë mundësinë ta dëshmojnë në gjykatë. Mllefet, cinizmat e inatet na kanë lanë në baltë prej shumë vjetësh. Vjosa, Vlora e gra të tjera në politike janë vetëm imazh i mirë për vendin tonë. Ka veç dobi, porse jo kurrë sherr, siç është dëshmu deri tashti!

Baby Boo