Presidenti gjerman: Vizita e Erdoganit nuk nënkupton normalizimin e marrëdhënieve


Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka thënë se vizita zyrtare e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Gjermani nuk do të thotë normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Erdogan mbërriti në Berlin të enjten për një vizitë zyrtare me ftesë të Steinmeier.

Në një intervistë para gazetavrëve të enjten, Steinmeier tha: “Kjo vizitë [eErdogan] nuk është një shenjë e normalizimit. Ne jemi larg nga kjo. Por kjo vizitë mund të jetë një fillim [i normalizimit]. ”

Ka pasur tension midis dy vendeve gjatë vitit të kaluar, veçanërisht nga dryshimi i kushtetutës nga Erdoan pas një referendumi të diskutueshëm në vitin 2017.

Steinmeier tha se Turqia duhet të ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me parimet e një shteti ligjor, duke shtuar se presioni mbi mediat, gjyqësorin dhe sindikatat e punës është i papranueshëm.

Presidenti gjerman tha vetëm pas përmirësimeve në këto fusha Turqia mund të shpresojë të ketë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian./Pacensure

Baby Boo