Robertson nga Tetova: Votojeni referendumin


Pas 17 vitesh, ish-sekretari gjeneral i NATO-s, George Robertson, ka qëndruar për vizitë në Komunën e Tearcës dhe në Vratnicë të Komunës së Jegunovcit, vende këto në të cilat 17 vite më parë, në konfliktin e armatosur të vitit 2001, Robertson kishte qëndruar për herë të parë, shkruan gazeta KOHA.

“Ka kaluar një kohë shumë e gjatë kur për herë të fundit kam qenë këtu në Tearcë, dhe shumë njerëz që kam takuar në vizitën time të parë janë ende këtu, por disa megjithatë kanë shkuar në disa pjesë të Evropës, disa prej tyre në atë kohe ende nuk kishin lindur, që do të thotë nuk ishin këtu, por që atëherë ne kemi menduar për këto të rinjtë të cilët sot janë këtu me ne. Viti 2001 ishte një periudhë e vështirë për të gjithë në Republikën e Maqedonisë, por ne kishim një zgjidhje dhe që atëherë e deri më sot, zgjidhja zgjat deri më sot”, tha Robertson gjatë vizitës në Tearcë./PC

Baby Boo