Prekëse: Momenti kur 44 vjeçari sheh ngjyrat për herë të parë në jetën e tij (VIDEO)

Dan Brogger, 44 vjeçarit, nga Kalifornia, iu ndryshua bota kur vendosi syzet speciale për t’i parë ngjyrat.

Syzet që kushtojnë 350 dollarë u lejojnë njerëzve si Dan të shohin ngjyrat gjallërisht, me specifikat që u japin shumë prej atyre njerëzve mundësinë që në të vërtetë të shohin ngjyrat për herë të parë.

Para se të provonte syzet, Dan kurrë nuk kishte qenë në gjendje të shihte apo identifikojë ngjyrat, por në mënyrë të jashtëzakonshme në video, ai papritmas është në gjendje të rendisë hijet e çdo tullumbace para tij, si dhe të shohë lulet e bukura në kopshtin e tij.