Meksika prish marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pas bastisjes në Ambasadë


Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i ka prishur marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin menjëherë pasi policia ekuadoriane u fut dhunshëm në Ambasadën meksikane dhe e arrestoi një ish-zëvendëspresident ekuadorian, i cili kishte kërkuar azil politik atje pasi ishte akuzuar formalisht për korrupsion.

Lopez Obrador njoftoi për prishjen e marrëdhënieve të premten në mbrëmje, pasi Policia e Ekuadorit u fut me forcë në Ambasadën meksikane në kryeqyteti ekuadorian, Quito, për ta arrestuar Jorge Glasin, i cili ishte strehuar atje prej dhjetorit.

Glas shërbeu si zëvendëspresident i Meksikës nga viti 2013 deri më 2017.

Ai u lirua nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion kundër tij.

Më vonë atë vit, ai u dënua me gjashtë vjet burgim për korrupsion.

Prokurorët thanë se ai i kishte marrë 13.5 milionë dollarë ryshfet.

Ai u lirua nga burgu në nëntor, por autoritetet ekuadoriane e lëshuan edhe një fletarrestim për të, pas akuzave të reja për korrupsion. Kjo e nxiti atë të kërkojë strehim në Ambasadën e Meksikës.

Policia u fut në zyrat diplomatike meksikane në kryeqytetin ekuadorian përmes dyerve të jashtme për ta arrestuar Glasin.

“Kjo nuk është e mundur. Nuk mund të ndodhë.

Kjo është çmenduri”, tha shefi i konsullatës meksikane në Quito, Roberto Canseco.

“Jam shumë i shqetësuar, sepse ata mund ta vrasin atë.

Nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. Kjo është jashtë çfarëdo norme”, shtoi ai.

Duke e mbrojtur vendimin e vet, Presidenca e Ekuadorit tha në një komunikatë: “Ekuadori është komb sovran dhe ne nuk do ta lëmë të lirë asnjë kriminel”.

Lopez Obrador u përgjigj ashpër, duke e cilësuar arrestimin e Glasit si “veprim autoritar” dhe “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Meksikës”.

Alicia Barcena, sekretarja e Jashtme e Meksikës, shkroi në rrjetin social X se disa diplomatë pësuan lëndime gjatë bastisjes policore, e cila, sipas saj, ishte shkelje e Konventës së Gjenevës për Marrëdhënie Diplomatike.

Godinat diplomatike cilësohen si të “paprekshme” në përputhje me traktatet e Vjenës dhe agjencitë vendëse për sundim të ligjit nuk e kanë të lejuar të futen brenda tyre pa leje paraprake nga ambasadori./REL

Baby Boo