Prej sot hiqet ora policore në Maqedoninë e Veriut


Në Maqedoninë e Veriut prej sot hiqet ora policore, gjegjësisht vendimi për ndalimin e lëvizjes së lirë që ishte aplikuar nga Qeveria më 22 mars.

Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga kryeministrit teknik Oliver Spasovski, i cili prezantoi pakon e masave që ka ndërmarrë Qeveria, duke qenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive .

Prej nesër do të fillojnë të punojnë objektet hotelierike, kafenetë dhe restorantet, në përputhje me protokollet e përcaktuara dhe se ato  do të punojnë në hapësira të hapura.

Për lejimin e punës në hapësirat e brendshme të lokaleve, pikërisht për ato që nuk kanë terraca, Qeveria do të sjellë konkluza në fazën e dytë.

Nga 1 qershor nuk do të vlejnë konkluzat e qeverisë ku kategori të ndryshme të punonjësve ishin liruar nga puna për arsyet e ndryshme.

Baby Boo