Gaza: Të paktën gjashtë persona u vranë në një sulm të Izraelit ndaj palestinezëve që prisnin ndihmë ushqimore


Të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm izraelit në qytetin e Gazës, ka pohuar Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi.

Zyrtarët palestinezë pretendojnë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj njerëzve që prisnin ndihmë pranë një kamioni në qytetin e Gazës.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk janë përgjigjur ende ndaj akuzave, raporton The Times of Israel.

Ministria njoftoi gjithashtu se të paktën 31,341 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

Baby Boo