Prej sot Danimarka heq të gjitha kufizimet e Covid


Danimarka do të heqë të gjitha masat kufizuese për Covid-19, pasi shtrimet dhe vdekjet nga Omicron mbeten të qëndrueshme dhe ka një shkallë të lartë vaksinimi. Kufizimet e fundit do të hiqen më 1 shkurt.

“Kemi një lajm tepër të mirë, tani mund të heqim kufizimet e fundit të koronavirusit në Danimarkë”, tha kryeministrja Mette Frederiksen në një konferencë për shtyp.

Njoftimi vjen pasi një nënvariant i ri i Omicron, BA.2, po fiton teren në Danimarkë dhe po rrit infeksionet, me 46 mijë raste të reja të regjistruara të mërkurën.

“Javët e fundit kemi parë shkallë shumë të larta të infeksionit, në fakt më të lartat në të gjithë pandeminë,” tha Frederiksen.

“Prandaj, mund të duket e çuditshme dhe paradoksale që ne tani jemi gati të heqim dorë nga kufizimet. Por nga ana tjetër kemi një shkallë të lartë vaksinimi, dhe ky është një hap i sigurt”

Rreth 82 për qind e popullsisë së Danimarkës të moshës 12 vjeç e lart është plotësisht e vaksinuar me dy doza, nga të cilat 50 për qind me një dozë të tretë, sipas Autoritetit Danez të Shëndetit dhe Barnave.

Baby Boo