Prej nesër në Maqedoni mund të lejohen dasmat nëpër restorante, por këto janë kushtet


Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut ka pranuar që të shqyrtojë kërkesën e Odës së Hotelierëve të Pavarur dhe të Shoqatës së Artistëve të Estradës për heqjen e ndalesës për organizimin e ngjarjeve muzikore, përfshirë edhe dasmat nëpër objektet hotelierike dhe restorantet.
Po ashtu të lejohet edhe performimi e artistëve të estradës nëpër restorante dhe objekte tjera hotelierike, përcjell INA.

Këto dy shoqata theksuan sot se presin që ndalesa të hiqet që prej ditës së nesërme (e premte). Ata theksuan se sot kanë pasur takim me Komisionin përgjegjës të Ministrisë së Shëndetësisë ku kanë arsyetuar kërkesat e tyre. Ata kanë kërkuar ndryshimin e pikës së 13 të Protokollit ku në dasma apo ahengje do të lejohen këto kushte:

“Lejohet performimi i artistëve të estradës në restornate (objekte hotelierike) në hapësira të posaçme ku do të duhet të ruhet distanca mes orkestrës, së paku dy metra. Po ashtu duhet të ruhet distanca e artistëve (orkestrës) edhe me tavolinat e mysafirëve (së paku dy metra).

Gjatë performimit apo ahengut, ndalet lëvizja e këngëtarit drejt tavolinave të musafirëve apo nëpër objektin hotelierik. Orkestri dhe pronari i lokalit kanë detyrim që situatën ta mbajnë nën kontroll dhe nuk duhet të lejojnë që të krijohen situata të pakontrollueshme.

Dy shoqatat përkrahin Inspektoratin Shtetëror të Tregut që të veprojë në rastet ku nuk respektohen rekomandimet dhe protokollet. Orkestrat dhe këngëtarët duhet të anulojnë rezevimet dhe këndimet në lokalet ku nuk mund të sigurohen këto kushte. (INA)

Baby Boo