Prap ikje nga burgu si në filma!


Vazhdojnë arratisjet e të dënuarve nga burgjet e vendit. Pas arratisjes si në filma të të burgosurit në Burgun e Idrizovës, rreth 9 ditë më parë ka pasur edhe arratisje nga Burgu i Shutkës. Informacionin për Alsat e konfirmuan edhe autoritetet. Zëvendësdrejtori, Sadush Arifi, thotë se më 14 janar, nga burgu gjysmë i lirë është arratisur Nafi Abdiovski i cili ka qenë i dënuar me 8 muaj.

Abdiovski është arratisur rreth orës 17.00, ndërsa nga burgu thonë se i kanë njoftuar të gjitha autoritete.

“Nuk janë bërë lëshime gjatë procedurave nga ardhja e tij nga paraburgimi ,në bazë të vendimit të dënimit të plotfuqishëm të shqiptuar nga Gjykata Themelore Shkup prej 8 muajsh dënim me burg, nga të cilat kishte vuajtur gati 3 muaj në paraburgim. Në bazë të dosjes dhe anamnezës në pranimin e të dënuarit nga komisioni i klasifikimit në Sektorin e Resocializimit ju caktua tretman me grupin B (gjysmë i lirë ). Po i njëjti kishte në procedurë edhe disa vepra tjera penale në gjyqet e ndryshme të vendit”, tha Sadush Arifi, zv/drejtor Burgu i Shutkës.

Baby Boo