​Pranvera nis me ditë me diell


Sot është dita e parë e pranverës dhe do të ketë diell gjatë gjithë ditës. Sipas kalendarit gregorian, stina e pranverës nisi sot (21 mars) në orën 5:30.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se java e parë e pranverës do të karakterizohet me kushte të njëjta meteorologjike sikurse ditët e shkuara.

“Java e parë e pranverës fillon me kushte të njëjta meteorologjike dhe me temperatura nën vlerat e mesatares, sidomos të minimaleve, por nga dita e enjte do të kemi rritje të maksimaleve dhe kështu që vlerat e mesatareve do të regjistrohen konform me stinën që jemi. Sa i përket reshjeve nuk parashihet të kemi deri në vikend, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve. Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Baby Boo