Kush janë top pesë profesionet me rroga më të larta në Maqedoninë e Veriut


Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto shkon në 28 mijë denarë apo rreth 470 euro, por ka edhe rroga më të majme që paguhen në disa profesione.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave janë edhe top profesionet ku paguhen paga të majme, për kushtet vendore.

Rrogë prej 110.358 denarë apo mbi 1800 euro është paguar në fushën e programimit kompjuterik, shërbime konsultimi në fushën e biznesit. Pra në këtë fushë po paguhen paga të majme.
Rroga prej 84.140 denarë apo mbi 1300 euro është paguar në fushën e shërbimeve financiare.

Rroga prej mbi 70 mijë denarëve apo mbi 1150 euro është paguar në fushën e sektorit farmaceutik.
Rroga prej 66.975 denarëve apo rreth 1100 euro është paguar në veprimtaritë shkencore dhe teknike.
Ndërsa rroga prej 66.592 mijë denarëve apo mbi 1100 euro euro është paguar në sferën e sigurimeve dhe fondeve pensionale.

Baby Boo