I akuzuari për incidentin e dhunshëm në Kuvend më 27 prill, Stojan Pavllovski, ka pranuar fajin para gjykatës, shkruan Fakte. Ai ka thënë se askush nuk i kishte thënë të shkojë në Kuvend dhe pret që gjykata t’i jep dënim me kusht.
“Edhe flaka me i dal, më nuk hy! Më ka provokuar këndimi i himnit shqiptar.” – deklaroi Pavlevski. Ai së bashku me Cejo Gjorgjievski pranuan fajin për veprën “dhunë”, pasi e njejta ishte rikualifikuar nga “tentim vrasje”.