Prangoset kryetari i një komune në Maqedoni/FOTO


Prangoset kryetari i komunës së Novo-Sellos, Boro Stojçev nën dyshim për kontrabandë cigaresh. Ai është kapur mbrëmjen e djeshme së bashku me gruan dhe djalin e tij si dhe me një tjetër bashkëpunëtor.

Ndalimi i djeshëm është shoqëruar edhe me të shtëna armësh. Dyshohet se janë konfiskuar plotë dy vetura me cigare kontrabandë.