Pranga shqiptarit në Kakavijë, dyshohet si anëtar i ISIS


Autoritetet greke kanë arrestuar mbasditen e së hënës në pikën kufitare të Kakavijës, shtetasin Leonardo Rustemi nga Berati.

Sipas burimeve policore, emri i Rustemit ishte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Sipas policisë greke, ai kishte jetuar për disa vjet në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik. Ai po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte destinacion Pireun.

Rustemi u ndalua gjatë kontrollit të dokumenteve në doganën greke të Kakavijës, ndërkohë që kishte kaluar normalisht kontrollin në pikën shqiptare. Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër.

Top Channel

Baby Boo