Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”


Lënda gjyqësore “Titanik”, sot vazhdon në Gjykatën Penale në Shkup. Seanca e kaluar për këtë lëndë është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit Kirill Bozhinovski. Ky rast është në fazën e prezentimit të dëshmitarëve, gjegjësisht në seancën e sotme duhet të merren në pyetje më shumë dëshmitarë.

Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi, Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Kirill Todorovski dhe të tjerë. Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkeljen e të drejtës zgjedhore, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Baby Boo