Pozita dhe opozita intesifikojnë takimet me qytetarët


Dy krahët e BDI-së, “Grupi i Zjarrit” dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti së bashku me Artan Grubin si dhe Lëvizja Besa, janë duke intesifikuar takimet në teren me qytetarët. Mbrëmë “Grupi Zjarrit” dhe Ali Ahmeti realizuan takime njëri në Manastir e tjetri në Çegran për t’u takuar me qytetarët. Ndërsa, në anën tjetër edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka filluar takimet me qytetarët. Mbrëm Kasami ka realizuar takim me strukturat e degës në Kondovë të Sarajit, ku ka dëgjuar hallet dhe brengat e tyre.

Siç duket pozita dhe opozita janë duke intesifikuar takimet me qytetarët, duke dhënë sinjale se zgjedhje të parakohshme mund të kemi së shpejti. Ndryshe BDI me Ali Ahmetin sonte do të vazhdojnë takimet me qytetarët në rethin e Gostivarit.

Baby Boo