Mushkolaj zgjohet në mëngjes duke u tallur me Hotin, Mustafën e Veliun


Analisti politik, Imer Mushkolaj e ka nisur ditën me një postim në Facebook, ku ka ironizuar me kryeministrin tashmë në detyrë, Avdullah Hotin, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Mushkolaj ka publikuar një fotografi të treshes së LDK-së me një përshkrim sipër saj.
“Mirëmëngjesi burra. S’kemi çka bojmë”, ka shkruar Mushkolaj.

Qeveria e Kosovës u rrëzua të hënën në mbrëmje pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e ekzekutivit, më 3 qershor.
Lëvizja Vetëvendosje i është gëzuar më së shumti këtij vendimi që u dha të drejtë pretendimeve të paraqitura nga ky subjekt politik në Kushtetuese në korrik. Partia Demokratike e Kosovës po ashtu u shpreh se e mirëpret këtë aktgjykim. Përafërsisht njësoj u shpreh edhe Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ndërsa partitë e koalicionit qeverisës s’janë deklaruar ende.

Sot, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, do t’i mbledhë në takim partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.

Baby Boo