Post-tërmeti/ Gazetari: Hetim për ata që kanë çertifikuar sigurinë e godinave


Gazetari Edi Oga kërkon vendosjen përpara përgjegjësisë së personave dhe institucioneve që kanë çertifikuar sigurinë e godinave, të cilat janë shpallur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit të papërshtatshme për frekuentim dhe banim. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Oga përmend edhe rastin e shkollës “Emin Duraku”, ku mëson vajza e tij.

“Shkolla “Emin Duraku” ku mëson edhe vajza ime, është dëmtuar seriozisht dhe e shpallur e papërshtatshme për frekuentim. Nëse tërmeti do të kishte ndodhur në kohë mësimi, fëmijët mund ta kishin pësuar. Si prind, kërkoj hetimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë së personave/institucioneve që kanë çertifikuar sigurinë e këtyre godinave. Pas kësaj, pres që të ndërhyhet profesionalisht për riparimin e saj dhe çertifikimin zyrtar”-ka shkruar gazetari Edi Goga.

Risjellim në vëmendje se tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i mori jetën 51 personave, si dhe plagosi mbi 900 të tjerë.

Baby Boo