Portieri i Shkëndijës së Tetovës bën gafën e vitit (VIDEO)


Shkëndija e Tetovës po luan sot kundër Rabotnickit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Maqedonisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka po dominonte takimin deri në minutën e 33-të, kur portieri Zahov mendon të bëjë gafën e vitit.

Pasi i kthehet topi nga shokët e skuadrës, “gardiani” i kuqezinjve mundohet të driblojë kundërshtarin duke e mbajtur sferën në zonë. Por, ngatërrohet me këmbët e tij duke ia dorëzuar atë futbollistit të Rabotnickit që s’e ka aspak të vështirë të përshëndesë rrjetën vendase. Ende s’është mbyllur pjesa e parë, rezultati vijon të jetë i barabartë 1-1.

Baby Boo