Porshe, Mercedes e BMW në mesin e veturave të konfiskuara në Tetovë (VIDEO)


Porshe, Mercedes e BMW, janë vetëm disa veturat që janë konfiskuar nga policia brenda 3 muajve në Tetovë dhe Gostivar.

Me ndryshimet e ligjit në komunikacionin rrugor, veturat që nuk janë regjistruar mbi 6 muaj konfiskohen për 90 ditë. Për tre muaj në këtë rajon janë konfiskuar 50 vetura. Të njëjtat do tu kthen pronarëve, por me kusht që ata të regjistrohen fillimisht.
Zëdhënësi si sektorit për punë të brendshme Fatmir Rexhepi thotë se këta ndryshime ligjore kontribuojnë që të kemi më pak vetura të paregjistruara në trafikun rrugor.

“Që nga fillimi i këtij viti kur edhe hyrën në fuqi ndryshimet ligjore të sigurisë në komunikacionin rrugor janë konfiskuar gjithsej 50 automjete që nuk janë regjistruar mbi 6 muaj dhe të njëjtat mbahen në stacionet e policisë rrugore në Tetovë edhe Gostivar. Të njëjtat pas skadimit të afatit 90 ditorë do tu kthehen pronarëve, por me parakusht që të njëjtat t’i regjistrojnë paraprakisht. Sektori për punë të brendshme apelon tek qytetarët që t’i regjistrojnë veturat dhe të mos i drejtojnë pa regjistrim dhe të kontribuojnë në sigurinë në trafik dhe mbarëvajtjen e sigurisë rrugore”, tha Fatmir Rexhepi – zëdhënës i SPB-Tetovë.

Në bazë të ligjit që ka hy në fuqi në vitin 2021, pronarët për ta marrë veturën e konfiskuar do të duhet që t’i përgatisin të gjithë dokumentacionet e nevojshme. Së pari të paguajnë sigurim dhe kontrollin teknik dhe më pas të njëjtat do të duhet të barten deri tek kontrolli teknik. SPB Tetovë në bashkëpunim me ministrinë e Punëve të Brendshme kanë shtuar edhe kontrollet, sidomos në rajonin e Pollogut, ku vetëm javën ë kaluar për 24 orë, nga 304 dënime sa janë shqiptuar në Maqedoni vetëm në këtë rajon kanë qenë mbi 194.

https://www.facebook.com/watch/?v=199777948264793

Baby Boo