Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e para sipas exit pollit të “Pipos”


Në Kosovë tashmë janë mbyllur vendvotimet pasi qytetarët kanë pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton Alsat. Instituti “Pipo” kanë shpallur Exit Pollet e para në rezultatin e zgjedhjeve.
Sipas Institutit Pipos, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 41.8 për qind nga votat e përgjithshme, PDK 16.5 për qind, LDK 15.2 për qind, AAK 7.2 për qind, NISMA 2.6 për qind, dhe komunitetet tjera 16,7 për qind.

Ndërsa pa komunitete, vetëm votat shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 50,2 për qind të votës shqiptare, PDK 19,8 për qind, LDK 18,3 për qind, AAK 8,6 për qind dhe NISMA 3,1 për qind.

Exit Polli i Pipos ka dhënë rezultatet e para edhe për ulëset në Kuvend pa votat e diasporës, ku sipas këtij exit polli LVV ka sigurar 52 ulësenë Kuvend, PDK 20, LDK 19, AAK 9 ulëse dhe komunitetet tjera 20 ulëse.
Kurse sipas këtij exit polli në bazë të përllogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 56 ulëse, respektivisht deputetë, PDK 18 deputetë, LDK 18, AAK 8, dhe komunitete tjera 20 deputetë.

Baby Boo