Polumbarët e Elbasanit ishin nisur, Ilir Llapushi ka arritur të nxjerrë vet trupin e pajetë të vogëlushes


Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes tragjike në Gramsh ku një 11 vjeçare rrëshqiti dhe u mbyt në ujërat e liqenit të Banjës.

Drejtori i zjarrfikëses së Gramshit, Ilir Llapushi, duke shpresuar se do arrihej të gjendej ende me shenja jete vogëlushja, është hedhur brenda liqenit duke kërkuar përreth disa minuta në ujrat dhe baltën që ishte ne shtratin e liqenit.

E ndërsa polumbarët e Elbasanit ishin nisur, Ilir Llapushi ka arritur të nxjerrë vet trupin e pajetë të vogëlushes. Edhe pse ngjarja përfundoi tragjikisht, guximi i shefit të zjarrfikëses se qytetit, u mirëprit nga familjarët dhe nga qytetarët e pranishëm që po ndiqnin të shqetësuar ngjarjen dhe kërkimet.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa orë më parë ku 11 vjeçarja ishte e shoqëruar nga familjarë por duke ecur buzë kodrës në fshatin Trashovicë ka rrëshqitur pa dashje dhe ka rënë në rezervuarin e liqenit të Banjës. Te afërmit të alarmuar janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë, por thellësia dhe terreni i vështirë i vendngjarjes e ka bërë të pamundur të nxirret nga liqeni.

Raporton për newsbomb.al Endri Mema.

Baby Boo