Pollozhani: Vini re, po na bëjnë “makedonsko” !


Aktivisti shqiptar dhe ish i burgosuri politik, Shpëtim Pollozhani sërish ka trajtuar çështjen e shtetësisë në dokumentet personale, duke theksuar se me marrëveshjen e Prespës, shqiptarët edhe në aspektin e nacionalitetit do të nënshkruhen si maqedonas.

Ja postimi i tij në facebook:

“Vini re! Derzhavjanstvo/ makedonsko – Shtetesia/ Maqedonise

Nationality/ macedonian- kombesia, maqedonase. Une, dhe as ti, nuk kemi kombesi maqedonase por shqiptare. Pjesemarresi shqiptar ne grupin e punes per hartimin e ligjit, ose ka qene analfabet ose i verber. Nen fjalen nationality duhet te shkruaje albanian dhe jo macedonian. Marreveshja me Greqine ka dhjetra kurthe ku shqiptaret me votimin pro Referendumit do t’i vene vetes nje ferre bagremi ne kembe dhe do t’a bejne zero rezultatin e Referendumit per autonomi teritoriale dhe politike-Ilirida. Sipas mundesive lexoni marreveshjen ne anglisht- versioni origjinal. Kerkoni ne Google: PRESPA AGREEMENT FYROM-GREECE, MARREVESHJA E PRESPES RM, PRESPANSKI DOGOVOR RM.”, ka shkruar Pollozhani.

Baby Boo