Largohet nga emisioni/ Melisa e thotë troç: Mes meje dhe Andit ka…


Pasi Melisa bëri të ditur vendimin për të lënë emisionin Përputhen, u diskutua gjerësisht në studio mundësia e një lidhje të saj të fshehtë me Andin.

Në fjalën e tij, opinionisti Arjan Konomi, tha se do dëshironte shumë që thashethemet të ishin të vërteta.

“Përveç se do më bëhej qefi që do dilnin dy çifti nga ky emision, do më bëhej qejfi dhe që të të shihja ty në një lidhje me Andin. Sepse unë e kam parë një lidhje, një kimi që kishit me njëri-tjetrin në takimin e vetëm që bëtë, prandaj më pëlqen t’ju shoh bashkë,” tha Arjani.

Ndërkohë Melisa zbuloi se me Andin ka një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore.

“Nëse do të isha i lidhur me Andin, do të ta tregoja jo vetëm ty Arjan por të gjithë botës. Por sigurisht që mes meje dhe Andit ka një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, dhe kam një respekt dhe mendim shumë të mirë për të,” tha Melisa.

Baby Boo