Pollog, prangosen tetë persona


Dje rreth orës 16:25 në Palçishtë të Epërm të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë kanë privuar nga liria personat L.A.(31), P.M. (31) dhe 20-vjeçaren Nj.J. nga Përshevca e Tetovës.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në automjetin “Shkoda Fabia” me targa të Tetovës, të cilën e ka
drejtuar P.M., është gjetur marihuanë.

Të tre personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Ndërkohë, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë, dje në ora 16:20 kanë arrestuar 59-vjeçarin Zh.M., i cili
paraprakisht kishte qenë i denoncuar nga 29-vjeçari E.C. nga Tetova, se e kishte sulmuar fizikisht në një
bastore sportive në Tetovë, ku Zh.M. kishte qenë i punësuar.

Çështja po pastrohet dhe dokumentohet dhe do të pasoj parashtresë përkatëse.

Dje, në ora 11 e 10 minuta, zyrtarë policorë të SPB- Tetovë- DPB Gostivar e kanë privuar nga liria 23-vjeçarin K.N. nga Gostivari, i cili në orën 12.00 ka qenë i raportuar nga ish e dashura e tij se ajo dhe motra e saj kanë qenë të kërcënuara, si dhe ka sulmuar fizikisht edhe personin M.S. (19) nga Gostivari, i cili ishte me ta në një restorant në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, njofton Flaka. Lidhur me këtë rast, për shkak të përfshirjes së tij, është arestuar edhe 32-vjeçari C.J., po ashtu nga Gostivari. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

E dje, punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje nga ora 10:20 deri në ora 17:50, me urdhër të gjykatës, në rrugët “Nikola Parapunov” dhe “Ilinden” në Gostivar dhe Balindoll të Gostivarit, kanë arrestuar personat B.S. 43), E.G. (27) nga Gostivari dhe B.J. (25) nga Balindolli për shkak të vuajtjes së dënimit me burg, të tre personat janë dërguar në Institucionin Korrektues ndëshkues Penal Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.

Baby Boo