A është kjo anketë e rreme nga VMRO-DPMNE?!


Historia po përsëritet: Anketat e rreme nga kuzhina e VMRO-DPMNE-së të cilat parajmëronin fitore të Koce Trajanovski me dallim prej 10% në zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Para çdo zgjedhjeve makineria propaganduese e VMRO-DPMNE-së shpërndanë rezultate nga anketa të rrejshme të realizuara nga agjenci të dyshimta, institute apo organizata.

Anketën më të re të cilën e shpërndajnë mediat të afërta me VMRO-DPMNE-në është realizuar nga një organizatë fantazmë “Organizata për aktivitet qytetar të pavarur” e cila nuk ka ueb faqe dhe për të cilën askush nuk ka dëgjuar para se të publikohet kjo anketë.
Të përkujtojmë se një javë para zgjedhjeve lokale të vitit 2017 VMRO-DPMNE shpërndante anketa të rrejshme nga institutet dhe agjencitë e tyre sipas të cilave në Shkup, Koce Trajanovski kishte epërsi prej 10% ndaj Petre Shilegovit

Në vend të propagandës të rrejshme ” Koce Trajanovski me epërsi të lartë para Petre Shilegovit” e vërteta doli në shesh ditën e zgjedhjeve. Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit Petre Shilegov i fitoi zgjedhjet me 40.000 vota epërsi ndaj kandidatit të VMRO DPMNE-së që në rrethin e parë.

Askush nga VMRO DPMNE-ja nuk kërkoi falje nga qytetarët për anketat e rrejshme sipas të cilave për Koce Trajanovskin do të votonin 36.2%, ndërsa për Petre Shilegovin 26.1%. e qytetarëve.
Në zgjedhjet lokale për qytetin e Shkupit në vitin 2021 VMRO DPMNE nuk ka kandidat të tyre dhe nuk ka ofertë politike të veten për shkupjanët, përveç anketat e rrejshme të cilat e favorizojnë kandidaten e “pavarur” të rrejshme të përkrahur nga koalicioni partiak VMRO-DPMNE, Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa.

Baby Boo