Policia vë në pranga profesorin që tentoi përdhunimin e një të miture


Një profesor mësohet të ketë rënë në pranga gjatë ditës së sotme në Tetovë, për shkak të akuzës për tentim përdhunimi të një të miture.

Sipas të dhënave të para, mësohet se autoritetet policore kanë pasur dyshime të bazuara për tentativë përdhunimi të një të miture 8 vjeçare, rast ky që është denoncuar nga nëna e të miturës. Mësohet se ndaj profesorit me inicialet S.M në orët në vazhdim, pritet që prokuroria të caktojë edhe masën e arrestit.

Informata flasin se tentativa për përdhunim ka ndodhur disa ditë më parë, kur profesori ka arritur të mashtrojë të miturën por është ndalur nga nëna e saj./Alsat

Baby Boo