Turpërohet Malësia: Pothuajse gjysma e Tuzit votojnë kandidatët pro-serb


Në zgjedhjet më të rëndësishme në vitet e fundit në Mal të Zi, sipas rezultateve të para, asnjëri nga kandidatët për president nuk ka marrë mbi 50%, dhe kështu në balotazh do të shkojnë dy kandidatët me të votuar e të cilët janë Milo Djukanovic dhe ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatovic. Mirëpo diçka aspak për t’u krenuar ka ndodhur në komunën e Tuzit ku pothuajse gjysma e votuesve kanë dhënë votën për kandidatët pro-serb dhe pro-rus.

Siç ka mësuar Gazeta Metro, sipas rezultateve preliminare, në Komunën e Tuzit pothuajse gjysma e votave kanë qenë për kandidatët që njihen më afër politikës serbe, apo thënë më mirë, pro-serb dhe pro-rus, me pothuajse 2300 vota, ndërsa rreth 3700 për kandidatin pro-perëndimor Milo Djukanovic.

Nuk është aspak për t’u krenuar se si komuna e Tuzit ku shumica janë shqiptarë, kanë votuar pothuajse gjysma e tyre për kandidatët me pikëpamje pro-serbe dhe pro-ruse.

Ende më turperuese për Malësinë e Tuzit është se kandidati, Andrija Mandic, që njihet publikisht si politikan pro-rus dhe pro-serb, renditet i dyti në këtë komune dhe ka marrë 827 vota.

Baby Boo