Policia vë në pranga 2 nga grabitësit e karburantit në Kurbin, publikohet momenti kur…


Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e grabitjes së një karburanti në Kurbin në 2017 dhe ka njoftuar se e ka vënë në pranga dy nga autorët e grabitjes, Flakon Tafën 24 vjeç dhe Fatjon Tafën, 27 vjeç, tëi padënuar më parë. Po ashtu, ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar me iniciale F.K. Më 28 shkurt 2018 këta persona kanë tentuar të vjedhin edhe një karburant tjetër.

Policia e qarkut Lezhë njoftoi se në vijim të punës për goditjen e grupeve të vjedhjeve gjatë natës si dhe zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të vjetra, nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, janë kryer hetime intensive me metoda speciale hetimi për një periudhë relativisht të gjatë kohore, ku si rezultat i tyre është finalizuar operacioni “Skuraj”, me zbardhjen e autorësisë së  dy rasteve të vjedhjes me armë të një karburanti dhe vjedhjes me armë e mbetur në tentativë të një  karburanti tjetër në Kurbin, në dy data të ndryshme.



Konkretisht:  Më datë 28.07.2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, të armatosur dhe të maskuar, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të rinj.

Më datë 28.02.2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot – Thumanë.

Si autorë të dyshuar të këtyre rasteve,  janë identifikuar  shtetasit:

Flakon Tafa, 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) dhe Fatjon Tafa , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) të cilët janë arrestuar në flagrancë si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K.30 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)

Për të tre shtetasit e lartpërmendur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar me vendimin datë 12.07.2018, masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Vjedhje me armë’ e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 140-25 të Kodit Penal.

Vazhdon puna hetimore për dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se  këta shtetas janë autorë.

Baby Boo