FIlipçe: Dasmat për momentin do të lejohen vetëm në ambiente të hapura


Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, ka deklaruar se për momentin dasmat do të mbahen vetëm në ambient të hapur.

“Tani për tani jo. Ka protokolle për mbajtje të organizimeve të tipit, kurse, ligjërata, mbledhje e kështu me radhë dhe këtu vlerësojmë se në korniza atij organizimi protokollet mund të respektohen, por ato nuk do të respektohen në ahengje tjera, në dasma, ose në orëve të gjata në objektet hotelierike në ambiente të mbyllura. Kështu që tani mbetet rekomandimi që të funksionojnë vetëm ambientet e jashtme”, ka thënë Filipçe.

Baby Boo