Policia tregon personin që gjuajti në Çair, ja kush është!


Policia e Maqedonisë sot përmes një njoftimi zyrtar ka dhënë detaje rreth përleshjes ës armatosur që ndodhi dje në Çair në rrugën “Llazo Trpovski”.

Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, respektivisht për çështje borxhesh,

“Rreth orës 19.10 para marketit në rrugën “Lazo Trpovski” në Shkup, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes B.B (23) dhe R.B (20) që të dy nga Shkupi nga njëra anë dhe K.I (51) nga Shkupi nga ana tjetër. Në një moment K.I ka nxjerr pistoletën, ndërsa R.B ka tentuar që t’ia marrin nga dora. Por, K.I ka shtënë ndaj B.B dhe R.B, ndërsa ata kanë arritur të ikin dhe të mbeten të palënduar. Më pas K.I. është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se ekipi i SPB Shkup ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Baby Boo