Teologu Islam Xhabir Hamiti: Vazhdoj të mendoj që Meka e shqiptarëve është Brukseli


Teologu Xhabir Hamiti ka thënë që qëllimi kryesor i festës së Kurban Bajramit është se i afron njerëzit dhe rrit solidaritetin, njofton Klan Kosova.

“Ajo që është qenësore gjatë kësaj është zbutja e zemrës dhe afërsia me njerëzit më shumë se kurdoherë”.

“Ndërsa therrja e Kurbanit nuk është me patjetër të bëhet, zakonisht praktikonet nga ata njerëz që kanë të mira materiale dhe iu ndihmojnë edhe të tjerëve”, ka thënë Hamiti në Info Magazine në Klan Kosova.

Hamiti ka thënë që orientimi jonë politik është drejt Brukselit dhe kjo gjë nuk ka nevojë që të shpejgohet më shumë.

Ai ka ripërsëritur deklaratën e tij ku kishte thënë që “Meka e shqiptarëve është Brukseli”.

Baby Boo