Policia sot ka thirrur në bisedë informative protestuesit në Hasanbeg! Ja sa prej tyre…


Në lidhje me ngjarjen që ndodhi para disa ditëve në lagjen e Shkupit Hasanbeg deri më tani nga ana e SPB Shkup janë ngritur kallëzime penale për tre persona, ndërsa në mënyrë plotësuese nga ana e tyre është bërë identifikim dhe janë thirr në bisedë 21 persona të cilët kishin marrë pjesë në këtë ngjarje dhe nuk e kanë respektuar masën për ndalesë të lëvizjes me çka kishin bërë vepër penale, informojnë sot nga MPB-ja.

“Në periudhën e ardhshme, ndërsa në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me sigurimin e dëshmive për personat tjerë dhe pas përfundimit të procedurës për të gjithë personat të cilët kanë vepruar kundër ligjit do të ngriten kallëzime penale deri te Prokuroria Themelore Publike, nënvizohet në kumtesën e MPB-së dhe theksohet se veprimi joselektiv është kyç për zbatimin adekuat të ligjit nga ana e nëpunësve të policisë.

Në këtë drejtim, qëndron në kumtesë, qytetarët duhet të sigurohen se secili që do të veprojë kundër ligjit do të sanksionohet.

Baby Boo