Policia pengon protestën para selisë së BDI-së


Pas publikimit të bisedave të përgjuara nga “El Cheka”, dhjetëra persona protestuan në Tetovë kundër drejtuesve të BDI-së. Protestuesit të cilët nga Universiteti i Tetovës u nisën drejt selisë së BDI-së në Reçicë u penguan nga kordoni policor që kishte bllokuar rrugën.

Njëri nga organizatorët e protestës, Blerim Ahmedi, vëllai i El Chekës tha se nëpërmjet këtyre protestave kërkojnë përgjegjësi nga krerët e BDI-së dhe LSDM-së si dhe hetim ndërkombëtar për proceset gjyqësore.

Mos besimi ynë ndaj institucioneve na detyroi që të marrim këtë hap, duke protestuar dhe kërkuar hetim ndërkombëtar për këto institucione. Po ashtu të japin përgjegjësi dhe krerët e BDI dhe LSDM që veprojnë kundër Ligjit, duke ua mohuar çdo të drejtë shqiptarëve. Zëri ynë i bashkuar do të vazhdojë, dhe nuk do të ndalet derisa drejtësia të shkoj në vend”- theksoi Blerim Ahmedi

Protesta u përkrah edhe nga Shoqata “Atdheu” e Shqipërisë.

U bëj thirrje gjithë shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë që të bëjnë një analizë të qartë, të kthjellët dhe me një mendim perëndimor të shohin se si sillen partitë që pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët dhe ato parti që nuk mbrojnë interesat e kombit tonë të mos votohen” – tha Engjëll Gishti, Shoqata Atdheu

Numrin e vogël të protestuesve, organizatorët e arsyetuan siç thanë me presionet që i janë bërë shqiptarëve. Organizatorët paralajmëruan se protesta do të mbahen edhe ditët tjera.

Baby Boo