Një djalë 14-vjeçar është therrur me thikë në Çair të Shkupit

Një djalë 14-vjeçar ka qenë i therrur me thikë dje në incident në lagjen Çair të Shkupit, njofton policia. Autori është një tjetër djalë, i njëjtë në moshë me viktimën.

Ngjarja e pakëndshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 dhe është raportuar në polici nga babai i djalit të lënduar.

“Pak para mesnatës, në shoqërinë e prindit, autori i mitur ka vetëdenoncuar për veprën e kryer dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndodhin procedurat përkatëse,” thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.