OBSH: Njerëzve të shëndetshëm nuk ju duhen maska, Filipçe: Ende nuk dihet saktë si përhapet virusi


Derisa në botë zhvillohen debate të shumta rreth asaj nëse një maskë mund të na mbrojë nga bartja e koronavirusit dhe derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron se njerëzit e shëndetshëm nuk duhet të përdorin maska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk lëviz nga rekomandimi i tij për përdorim të maskave. Ai thotë se është e vërtetë se rekomandimi i OBSH-së ishte të mos përdoren maska, por siç thotë, tani qëndrimet kanë ndryshuar për shkak të zbulimeve të reja rreth virusit.

“Është fakt se në ndërkohë dolën shumë studime, rekomandime, përvoja nga shumë vende të tjera dhe duke pasur parasysh atë që ende nuk është konstatuar mënyra e përhapjes së virusit, përveç atyre që janë vërtetuar deri më tani dhe faktin se tani është shumë e qartë se ka shumë bartës asimptomatikë, shumë vende të botës, por edhe ne e vendosëm këtë masë. Në këtë fazë, pas të gjitha njohurive nga periudha e kaluar, konsiderojmë se është e nevojshme një masë e tillë, e cila dukshëm do të kontribuojë për ulje të përhapjes së virusit”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Edhe në ueb-faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë shkruan se personat që nuk janë të infektuar duhet të përdorin maska vetëm kur u ndihmojnë të prekurve nga virusit. Drejtori i Organizatës, Majkëll Rajan, deklaroi se përdorimi i maskave mund të shkaktojë më shumë dëme.

“Për përdorim të maskave nuk ka prova konkrete të cilat tregojnë se maskat në çfarëdo mënyre sjell rezultate. Në fakt, ka prova për të kundërtën. Besoj se maska duhet të mbajnë vetëm të sëmurët, për ta mos përhapur virusin, si dhe të punësuarit në shëndetësi, për të cilët janë të patjetërsueshme”, tha Majkëll Rajan, Drejtor për menaxhim me gjendje të jashtëzakonshme pranë OBSH-së.

Indikacionet se me uljen e kohëzgjatjes së orës policore, përdorimi i maskave është i detyrueshëm, bëri që qytetarëve të Maqedonisë që nuk kanë maska, t’u mos lejohet hyrja në markete dhe banka. Gjatë këtyre dy ditëve, sa vlen masa, autoritetet kompetente thonë se deri në 1 maj vetëm do t’i paralajmërojnë qytetarët që nuk përdorin maska, kurse pastaj dënimi për mospasje të një maske do të jetë 20 euro.

Baby Boo