Policia parandalohet përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes


Policia parandalohet përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes.

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kishte kërcënuar dhe kanosur bashkëshorten

Policia gjen në banesën e tij, 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Gjithashtu po në Theth, Policia sekuestron dhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, ku poseduesi u shpall në këkrim.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një telefonate të marrë në sallën operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti kërcënonte bashkëshorten për ta vrarë, falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kolë Pisha, banues në Theth, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte konfliktuar me bashkëshorten duke e kanosur atë për ta vrarë.

Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (pushkë), dhe municion luftarak.

Gjithashtu po në Theth, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri , Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Shtetasi D. Z. 22 vjeç, banues ne fshatin Theth, porsa ka parë që ndiqej nga Policia ka hedhur armën kallashnikov dhe duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe errësiren ka mundur të largohet , i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Arma e zjarrit është sekeustruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Baby Boo