Ndodhi edhe kjo, Olta puthet me Luizin: “Dori më fal vlla, është spektakël”, Arbana përmbys nga të qeshurat


Në kuadër të “Shën Valentinit”, Vëllai i Madh organizoi një lojë për banorët, të cilët u ndanë në çifte. Loja u bë me makarona.

Ai çift që lë më pak spageti në pjatë, do ketë një bonus nga Vëllai i Madh. Çiftet janë këto: Maestro-Valbona, Luizi-Olta, Kristi-Bledi, Nita-Dea, Keisi-Tani, Beati-Diola, Kiara-Diola. Loja u shoqërua me batuta të shumta.

Olta e bëri të qartë se donte ta fitonte patjetër këtë lojë kështu që nuk i bëhej vonë sa afër mund të shkonte me Luizin.

Luizi nga ana tjetër i bëri thitrrje Dorit, burrit të Oltës duke i thënë më fal vlla është spektakël. Arbana ra në gjunjë duke qeshur.

Maestro me Bonën shkaktoi shumë të qeshura gjithashtu. Bona sa e preku skajin e makaronave dhe e la menjëherë lojën qe mos ti afrohej më shumë se ç’duhej maestros.

Baby Boo