Policia kufitare në Qafëthanë zhvat udhëtarët nga Shqipëria (Video)


Policia kufitare e Maqedonisë së Veriut në Qafë-Thanë iu merr para udhëtarëve nga Shqipëria. Një fenomen i tillë vazhdon prej kohësh, dhe sipas burimeve tona, rastet ndodhin kryesisht me qytetarë të Shqipërisë që udhëtojnë dhe punojnë në mënyrë sezonale në Maqedoni. Rasti është denoncuar në polici, dhe në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje filmike të mbledhjes së parave, nga 10 euro për punëtor sezonal. Kontrolli i brendshëm i policisë ka nisur një hetim për tre punonjës policor në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se fenomeni ka qenë duke u ndjekur në vazhdimësi, dhe në dyshim janë tre punonjës me inicialet A.V, A.Z dhe SH.M ndaj të cilëve është ngritur tashmë procedurë.

Baby Boo