“Edhe në të kaluarën ka pasur keqpërdorime marramendëse”, Kurti për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut: Zelli i prokurorisë për t’u marrë me të ishte maksimal


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Kuvend lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili tashmë është në mbajtje për 48 orë.

Kreu i ekzekutivit tha se sistemi i drejtësisë tanimë po merret me çështjen e tij e cila siç tha ai ka fakte ndërsa shpreson që të merren me profesionalizëm e përpikmëri me këtë rast.

Kryeministri Kurti tha se opozita u gëzuan lidhur me këtë rast, ndërsa sipas tij në të kaluarën ka pasur shumë kryeshefa në KEK, e ka pasur keqpërdorime por nuk janë trajtuar asnjëherë nga sistemi i drejtësisë.

“E vërtetë që dje u arrestua kryeshefi i KEK, Nagip Krasniqi, tash ai ështe në mbajtje 48 orë dhe është sistemi i drejtësisë ai i cili merret me çështjen e tij. Kjo çështje ka fakte dhe ato ne urojmë e shpresojmë që të merren me profesionalizëm dhe përpikmëri. Në anën tjetër është fakt se pati një gëzim opozitar për arrestimin e tij, mirëpo ky është fakt i opozitës jo i çështjes. Ne e dijmë që ka pasur shume kryeshefa në KEK në të kaluarën, ka pasur keqpërdorime marramendëse mirëpo asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtesisë, prokuroria. Prokuroria është shumë e zellshme në këtë rast, kur fitimi i KEK-ut në 2022 ka qënë 107 milionë euro. Natyrisht që udhëheqja e re e KEK-ut ka deponuar me dhjetra fakte dëshmi materiale për keqpërdorime që i ka gjetur aty, mirëpo zelli i prokurorisë për tu marrë me deponimet e fakteve e dëshimeve për keqpërdorimet e mëhershme ka qenë zero”, tha Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Kurtit, zelli i Prokurorisë për t’u marrë me rastin e Nagip Krasniqit ishte maksimal.

“Nagip Krasniqi është në burg, dhe ai me siguri e sheh në tv këtë gëzim opozitar për të. Nuk është hera e parë që kemi gëzim në sallë të kuvendit për njerzit të cilet janë burg, me sisemin prokurorial i cili nga viti ne vit i cili është gjykuar nga raportet ndërkombëtare”.

Kryeministri i vendit tha se opozita ka një disponim negativ ndaj qeverisjes Kurti, e jo vetëm ndaj tij si Kryeministër, dhe sipas tij kjo lidhet me figurën e prokurorit Blerim Isufaj.

“Ndërsa për tu marr me Nagip Krasniqin ishte maksimal. Ekziston disponim politik negativ ndaj qeverisjes tonë, jo vetëm ndaj meje, dhe jo vetëm ndaj qeverisjes tonë, por edhe ndaj pushtetit të ri, dhe kjo lidhet më shumë me figurën e prokurorit Blerim Isufaj. Bëhet fjalë për një prokuror i cili është i mirënjohur në skenën tonë publike që rastin e vrasjes se ish shefit te AKP-së, Dino Hasanaj e kategrorizoi me vetëvrasje, ndërsa rastin e vetëvrasjes së Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje. Bëhet fjalë për një prokuror i cili asnjë rast nuk ka të fituar në gjykatë, dhe ky deshiron të bëhet kryeprokuror, përkunder vullnetit të Presidentes, Kryeminisrit dhe Kryeparlamentrit.

“Është mbështetje e madhe për një njeri, i cili përkundër këtyre, e përvojës se hidhur të vendit me të, dëshiron të bëhet kryeprokuror”.

“Drejtësia lëngon pasi kemi një prokurori që nganjëherë s’don e nganjëherë s’din. E kam kritiku edhe publikisht sidomos ato speciale”./Reporteri.net/

Baby Boo