Policia kap 15 klandestinë nga Siria në Veles


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Veles ka kapur 15 emigrantë-klandestinë, të gjithë nga Siria. Emigrantët kanë qenë brenda një veture të tipit “Krajsler Pacifik” me targa të Velesit, që fillimisht ka tentuar të ik pas urdhrit të policisë për ndalim.

“Policët e Stacionit policor të Mihailovës në veturë kanë gjetur 15 emigrantë nga Siria. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe pas përfundimit të procedurës personat mërgimtarë do të transferohen në një qendër tranzite”.

Baby Boo