Policia ka gjetur lëndë narkotike tek një tetovar


Nga MPB informuan se dje në periudhën nga ora 14 deri në ora 14.50, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë kryer kontroll në shtëpinë e personit A.E.(42) në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, transmeton Almakos.

Gjatë kontrollit është gjetur heroin, llaptop dhe orë dore, të cilat janë konfiskuar dhe dërguar për ekspertizë.

A.E. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.

Baby Boo