“Ky është flamuri”, pamjet kur Hashim Thaçi ia tregonte për herë të parë flamurin Blendi Fevziut


Blendi Fevziu në një dokumentar të përgatitur për pavarësinë e Kosovës, kishte arritur të xhironte momente të jashtëzakonshme të ditës historike.

Në dokumentarin e titulluar “Pavarësia e Kosovës 17 shkurt 2008”, tregohen prapaskenat drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në minutën e 30-të, është një skenë kur Hashim Thaçi, ish-kryeministri që lexoi Deklaratën e Pavarësisë, ia tregon flamurin gazetarit Fevziu.

“Ky është flamuri” – dëgjohet tek flet ish-kryeministri Thaçi, i cili aktualisht gjendet në Hagë si i paraburgosur nga Gjykata Speciale.

Baby Boo